Zlatan Ibrahimovic nuk i ka kursyer fjalët pas eliminimit të Inter Miami në 1/8 finale të Kupës së Botës për Klube, duke dalë në mbrojtje të Lionel Messit dhe kritikuar ashpër nivelin e skuadrës së tij amerikane.
Në një deklaratë që po bën xhiron e botës, Zlatan është shprehur: “Humbja e Messit? Jo, jo, mos flisni sikur është faji i tij. Messi nuk humbi, humbi Inter Miami. E keni parë këtë skuadër? Messi luan mes statujave, jo mes shokëve të skuadrës. Po të ishte në një ekip të vërtetë, në Paris, në Manchester, kudo ku ka yje të mëdhenj…. do të shihnit luanin e vërtetë”.
Suedezi vazhdoi me tonin e tij tipik thumbues: “Messi është i rrethuar nga lojtarë që vrapojnë si thasë me çimento. Messi luan vetëm sepse e do futbollin, sepse ende mund të bëjë atë që 99% e lojtarëve nuk munden. Aty nuk ka trajnerë, nuk ka yje, madje as lojtarë që kuptojnë si të lëvizin pa top. Ju doni të fajësoni Messin? Kur të luajë me Ronaldo, Mbappe, Haaland, Zlatan…, atëherë mund të flisni. Sot? Jo, jo, jo”.
Duke përfunduar, Ibra paralajmëroi: “Nuk është ai Messi që njoh unë, është një fantazmë e madhe që luan në një cirk. Por kujdes: nëse i jepni një ekip të vërtetë, ai ende do ta djegë stadiumin. Sepse Messi është gjithmonë Messi”.
Deklarata e Ibrahimovic ka ndezur menjëherë debatet në rrjetet sociale dhe mediat sportive, duke i ndarë tifozët mes atyre që e shohin si një mbrojtje të sinqertë të Messit dhe atyre që e shohin si kritikë të ashpër ndaj futbollit amerikan.
The post Zlatan shpë*then kundër Inter Miami: Messi duket si mes statujave, jo shokëve të skuadrës appeared first on Telesport.