Zj*arri një ndërtesë banimi te Parku i Qytetit në Prishtinë, Policia: Nuk ka të lënduar

Nuk raportohet për persona të lënduar nga zjarri i cili përfshiu një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në afërsi të Parkut të qytetit në Prishtinë.Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat nga terreni nuk raportohet për persona të lënduar.”, tha ajo.

KosovaPost ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes dhe do ju mbajë të informuar.

 

The post Zj*arri një ndërtesë banimi te Parku i Qytetit në Prishtinë, Policia: Nuk ka të lënduar appeared first on Kosovapost.net.