Në komunën e Gjakovës, sipas zjarrfikësve gjendja pas reshjeve të shiut po cilësohet si alarmante.
Të njëjtit, kanë shpëtuar disa fëmijë gjatë ditës së sotme, pas vërshimeve në Brekoc e Piskot të komunës, transmeton Klankosova.tv.
Gjendje e rënduar është paraqitur edhe në Rahovec, Malishevë, Prizren, Drenas dhe zona të tjera të Kosovës.
Ndërkohë, sipas meteorologëve, reshjet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim.










