Zjarrfikësit dhe shpëtuesit në ndihmë të banorëve në Lismir e Fushë Kosovë

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit dhe zjarrfikësit e Prishtinës kanë ndihmuar banorët në Lismir dhe Fushë Kosovë pas reshjeve të mëdha të shiut, të cilat kanë shkaktuar situata të vështira në shumë komuna të Kosovës.

Në fotografi shihen ekipet duke ndihmuar të moshuarit dhe fëmijët për t’u transferuar në anën tjetër të rrugëve, pasi uji ka arritur një nivel shumë të lartë.

Autoritetet apelojnë për kujdes dhe bashkëpunim të qytetarëve, ndërsa vazhdojnë ndërhyrjet në zonat e përmbytura për të siguruar ndihmën e nevojshme, njofton Klankosova.tv.

No description available.