Pas përfshirjes nga zjarri të depos së shkollës “Iliria” në fshatin Fortesë, kanë reaguar me shpejtësi zjarrëfikësit e Rahovecit.
RahoPress mëson nga persona që janë në vendngjarje se zjarri tashmë është i fikur.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi zjarrin që dogji deponë e shkollës.
Po ashtu, nuk është raportuar as për ndonjë të lënduar, ndërkaq nuk ka ndonjë raport për dëmet materiale.