Gjatë ditës së sotme brenda zonës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) , ka shpërthyer një zjarr.
Një lexues i portalit Fokusi.info na i dërgoi disa foto dhe video, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, Zyra e Informimit në KEK, bëri të ditur për klankosova.tv. se nuk është shkaktuar asnjë dëm pasi ky zjarr është larg zonës së punës.
“ Po, është e vërtetë që ka ndodh ky zjarr brenda zonës së KEK. Por nuk është afër zonës së punës dhe afër termocentralit Kosova A”.
“Zjarri është lokalizuar menjëherë nga ekipet e zjarrfikësve të KEK-ut, dhe nuk ka shkaktuar asnjë dëm. Si duke aty janë djegur disa mbeturina”, thuhet nga zyra e informimit në KEK./Fokusi.info/