Sot një zjarr ka përfshirë një qendër tregtare në Rusi, ku ka lënë të vdekur rreth disa persona, shumica fëmijë.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Kemerovës dhe një numër i madh personash ende janë të zhdukur.
Zjarri kishte përfshirë zonën e lojrave, ku edhe ndodheshin shumë fëmijë.
Zjarri, i cili shpërtheu të dielën pasdite, u ndal pas 12 orësh, pasi zjarri kishte përfshirë rreth 1600 metra katrorë.
Ndërtesa ka pësuar dëme të rënda, çatia dhe dyshemetë e saj janë shkatërruar pjesërisht.