Zjarr në një magazinë në Durrës, humb jetën 25-vjeçari 

Rreth orës 08:00 të mëngjesit, në ambientet e magazinave në zonën e Fllakës në Durrës, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit në ambientin ku gatuhej për punonjësit, dyshohet nga bombola e gazit, ka humbur jetën një person, si pasojë e asfiksisë.

 Viktima, siç shkruan Tch, është shtetasi O. M., rreth 25 vjeç, nga Bangladeshi, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa një tjetër shtetas, Ch. Ch., rreth 30 vjeç, nga Kenia, ka mbetur i lënduar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.