Zj*arr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë

Dy pjesëtarë të Ushtrisë së RMV-së u lënduan në një zjarr që shpërtheu sot rreth orës 14:00 në kazermën e Tetovës, sipas informacioneve fillestare nga Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë.

“Është ndërhyrë me shtatë zjarrfikës, me dy kamionë dhe një automjet tereni për ndërhyrje speciale, pas së cilës zjarri u lokalizua për gjysmë ore.

Dy të lënduarit u përpoqën të ndërhynin, pas së cilës u dërguan në Spitalin e Tetovës, informoi Avni Ameti, komandant i NJTKZ Tetovë.

The post Zj*arr në kazermën ushtarake në Tetovë, lëndohen dy ushtarë appeared first on Kosovapost.net.