Zjarr në afërsi të Aeroportit: Një person i lënduar, digjen 20 vetura dhe një objekt biznesi

Një zjarr ka kapluar një zonë afër aeoroportit të Prishtinës natën e kaluar, ku është lënduar një person.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo tha se personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga zjarri janë përfshirë 20 vetura, të cilat kanë qënë të parkuara.

Ahmeti ka njoftuar se Policia e Kosovës me autoritetet përkatëse po kryejnë hetime për të zbardhur rastin.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Ahmeti.