Ndërtesat në lagjen Kollonia në Fushë-Kosovë janë kapluar nga zjarri pak minuta më parë. Sipas informacioneve të para, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe banorët janë evakuuar nga objektet përreth për siguri.
Ekipet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për ta vënë situatën nën kontroll. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar.
Banorët e zonës po bëjnë thirrje për kujdes dhe shmangie të trafikut në atë pjesë, për t’iu hapur rrugën ekipeve emergjente.










