Zilia e mikes është më e keqe se sa urrejtja e armikes
Të flasësh për zilinë është si të hysh në një fushë të minuar!
Pavarësisht se përbetohen për pastërti, ka shumë që e ushqejnë atë, edhe pse, në fund të fundit, askush nuk e pranon.
Dikush gjithashtu është përpjekur t’i japë asaj një vlerë pozitive, duke e lidhur me teoritë pseudo-ekonomike dhe duke harruar se si përpjekja për përmirësim është një gjë tjetër, në krahasim me këtë impuls negativ.
Sepse, le të jemi të qartë: zilia është një impuls helmues, një ndjenjë që nuk lejon të admirosh dikë dhe ta pëlqesh, por pothuajse gjithmonë prodhon mëri, grindje, thashetheme, dëshirë për të shkatërruar atë që një person ka arritur.
Është një gjendje që nuk e njeh moshën dhe statusin social.
Mendoni për një studim të kohëve të fundit i kryer nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Padovës. Sipas tij, edhe në azile pleqsh mund të hasen ndjenja dhe mendime ziliqare.
Po, tamam kështu: ata që marrin më shumë vizita nga fëmijët apo nipërit, shpesh kihen zili dhe bëhen objekt i kritikave nga ata që fatkeqësisht nuk marrin aq vëmendje.
Nëse, në një farë mënyre, këto situata janë pjesë e gjendjes fiziologjike, ajo që nuk mund të pranohet është ndjenja e zilisë që ndjen një person që e quan veten mik apo mike.
Përveç “pisllëkut”, sepse ndjenja e miqësisë duhet të presupozojë një admirim të sinqertë për rezultatet ose objektivat e arritura nga të njerëz të dashur, zilia e përjetuar nga një mik bëhet edhe më toksike, sepse është e maskuar mirë, pothuajse e fshehur, por gjithësesi e pranishme.
Ndjenja e inferioritetit që përjeton personi ziliqar, kur lind në një marrëdhënie miqësore, gjeneron një reagim edhe më helmues dhe përpjekja për të dëmtuar personin tjetër bëhet edhe më delikate, por jo më pak e rrezikshme.
Kur zilia ushqehet nga një person i cili, deri para pak kohësh, ka ndarë emocione, sekrete dhe konfidenca, bëhet një bombë, efektet e të cilës janë të vështira për t’u ndalur.
Në këto raste, ajo që gjenerohet në personin ziliqar është diçka edhe më e thellë dhe më e rrezikshme.
Sepse personi objekt i zilisë, shpesh në mirëbesim, nuk mendon se një gjendje e tillë mendore mund të jetë e pranishme tek miku dhe për këtë arsye vazhdon të ketë besim, i pavetëdijshëm për kurthet ose rreziqet që po i përgatisin.
Ata që janë ziliqarë zakonisht lëshojnë shpesh disa mesazhe si: “Ndihem inferior”, “Ndihem i zemëruar me suksesin tënd” dhe “Dua të të shoh që të biesh”.
Miku a mikja, arrin që të fshehë shumë mirë këto gjendje humori dhe për këto arsye zilia që ndjen bëhet më e rrezikshme.
Kur një mik nuk shpreh spontanisht kënaqësi të sinqertë për një rezultat të arritur, është një shenjë se diçka fillon të lindë në kokën dhe në mendimet e tij.
Sado e dhimbshme që mund të jetë, është shumë më mirë të largohemi prej tyre dhe të parandaloni që të “njolloseni”, nga kjo ndjenjë që është sa helmuese, aq edhe e rrezikshme.