Zidane zbulon recetën e suksesit te Real Madridi: Gjithmonë në dispozicion të lojtarëve

Zinedine Zidane, trajner i dy cikleve legjendare te Real Madridi, ka ndarë sekretin e suksesit të tij në “Santiago Bernabéu”. Në intervistë për kanalin YouTube të Hamidou Msaidie, bashkëpunëtor i tij i vjetër, Zidane tha:

“Te Real Madridi ishim në dispozicion të plotë të lojtarëve. Për mua, ky është elementi që krijon një grup të forte, të jesh aty për lojtarin. Nëse nuk e kupton këtë, nuk mund të qëndrosh në këtë profesion. Ne jemi aty për t’i mbështetur; duhet t’u tregosh konkretisht që je pranë tyre”.

Ai shtoi: “Për të bërë që dhoma e zhveshjes të marrë idetë dhe atë që do të implementosh, është thelbësore që lojtarët të të respektojnë. Nëse nuk ka harmoni në çdo gjë që propozon, nga stërvitjet te çdo vendim, gjithmonë do të mungojë diçka”.

Zidane theksoi rëndësinë e besimit dhe rikuperimit të vetëbesimit të grupit: “Kur një lojtar është konkurrues, i lumtur të stërvitet dhe të luajë, fitimi i tre Champions League bëhet pasojë natyrale”.

The post Zidane zbulon recetën e suksesit te Real Madridi: Gjithmonë në dispozicion të lojtarëve appeared first on Telesport.