Tashmë mungon vetëm zyrtarizimi. Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ri i Francës pas Kupës së Botës së verës së ardhshme, pavarësisht renditjes së “Les Bleus”. Didier Deschamps do të largohet nga kombëtarja pas 14 vitesh, të shoqëruara nga titulli botëror më 2018, “Nations League” më 2021, finalja e Europianit më 2016 dhe finalja e Kupës së Botës më 2022.
Një bilanc i shkëlqyer, edhe pse Deschamps ka pasur gjithmonë në dispozicion skuadër të nivelit absolut. Mjafton të kujtohet se në Botërorin e Rusisë 2018 fitoi trofeun më të rëndësishëm pa grumbulluar Karim Benzema, atëherë një nga qendërsulmuesit më të fortë në skenën ndërkombëtare, në mos më i forti.
Zidane, pra, do ta marrë stafetën nga ish-shoku i skuadrës në kombëtare dhe te Juventusi, ashtu si dikur përfitonte nga pasimet e tij vertikale, kur ishin dy kulmet e rombit të mesfushës.
The post Zidane, një hap larg pankinës së Francës. Ai po përgatit tashmë stafin teknik appeared first on Telesport.










