“Zidane më ndihmoi në momentet e vështira. Como? Më impresionoi vizioni i klubit

Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe Como-s, tani në bordin e klubit lombard, Raphael Varane, tregoi çfarë e ka impresionuar te skuadra lariana: “Më ka goditur vizioni i klubit. Më transmetuan ndjesinë se këtu çdo gjë është e mundur. 7 vite më parë, kjo skuadër luante tek amatorët, ndërsa tani është e pesta në klasifikimin e Serie A”.

Ylli i këtij skuadre të Como-s është padyshim trajneri Fabregas: “Para se të vija këtu, si lojtar kam folur shumë me të. Ka karakteristikat e veta, po bën një punë të jashtëzakonshme, duke krijuar ndjesi përkatësie te lojtarët. Është argëtuese ta shohësh skuadrën e tij. Duket që ka pasur mjeshtra të mëdhenj për trajner dhe ka mësuar diçka nga secili”.

Rreth pyetjes mes kualifikimit në Champions apo fitimit të Kupës së Italisë, Varane nuk zgjodhi: “Të dyja”. Ish-qendërmbrojtësi francez foli edhe për periudhën te “Los Blancos” dhe mbështetjen e Zidane: “Zinedine më shpjegoi një koncept të thjeshtë: në vend që t’i shpërndash energjitë, provo çdo ditë në stërvitje të përmirësosh një aspekt ku ndihesh i mangët. Kështu bëhesh më i kompletuar”.

The post “Zidane më ndihmoi në momentet e vështira. Como? Më impresionoi vizioni i klubit appeared first on Telesport.