Kushti i parë për zgjedhje të jashtëzakonshme u plotësua të dielën.
Veçse për të shkuar deri tek shpallja zyrtare e tyre, pas dështimit për t’u votuar qeveria e re në Kuvend, ka edhe një procedurë zyrtare që duhet ta ndjekë presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Duke u bazuar se nga votimet e reja, afatet deri te qeveria e re do zgjasnin, rekomandohet që të përfshihet edhe një temë, në mënyrë që të shmanget një krizë e cila mund të shfaqet qysh në pranverë.
Por, një parti parlamentare, konfirmon se janë të interesuar për të ofruar ekip profesionistësh e nuk preferojnë matematikat me pozitën e shefit të shtetit.
Presidentes aktuale i skadon mandati më 4 prill 2026, por zgjedhja e një të riu apo rizgjedhja e Osmanit, duhet të votohet në shkurt.










