Derisa brenda vendit kacafytjet janë të niveleve partiake dhe zgjedhore – në rrafshin ndërkombëtar kthesat po bëhen ditë e më dramatike.
Hiç më larg se dje Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka pasur “bisedë të gjatë dhe produktive” me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.
Kjo, siç u tha nga Shtëpia e Bardhë, pati të bëjë me “pajtimin…që menjëherë…ekipet të nisin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë”.
Ukraina vazhdon të ketë njësi territoriale të veta të aneksuara (pushtuara) nga Federata Ruse; me brenga ditë e më shumë se mund të ketë ujdi me koncesione edhe territoriale.
Krejt këto zhvillime kanë ngrerë alarme të studiuesë dhe ekspertë vendorë të sigurisë – në veçanti me mospreokupimin e shtetit kosovar karshi tyre.
Studiuesi Agon Maliqi ngreu vëmendjen te “heshtja e plotë” brendakosovare ndaj këtyre zhvillimeve, sipas tij, “tektonike..më të mëdhatë ndoshta që nga rënia e komunizmit”.
“Trump dhe Putin sot folën në telefon dhe thanë se janë në proces të gjetjes së zgjidhjes për Ukrainë dhe ridimensionimit të marrëdhënieve. Ky zhvillim e ndryshon krejt edhe situatën në Ballkan (shih statusin paraprak)”
“Zhvillimet që po ndodhin në rendin ndërkombëtar janë tektonike, më të mëdhatë ndoshta që nga rënia e komunizmit. Kur them se Prishtina është provincë intelektuale e kam fjalën pikërisht për heshtjen e plotë ndaj këtyre dinamikave që t’i shkundin themelet e shtëpisë”, shkroi Maliqi.
Maliqi ngreu vëmendjen te deklarimet e fundit të Sekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së, Pete Hegseth, mbi atë se si e vështron tash ShBA-jë prospektin për çështjen e dhënies fund të luftës në Ukrainë.
Maliqi tha se tashmë ka ndryshim kursi të admnistratës së re amerikane “në përputhje me frymën e tërheqjes së SHBA si ‘subvencionuese’ e sigurisë evropiane dhe zotimit të saj për mbrojtjen e kufijve sipas rendit ndërkombëtar”.
“Kjo frymë realiste shumë shpejt do të reflektohet edhe në politikën e SHBA në Ballkan ku – po e përsëris – është në rrezik serioz prezenca e KFOR-it amerikan”, tha ai.
“Nga përbërja e re e qeverisë së re të Kosovës dhe nga kursi i saj politik do të varet shumë nëse Kosova do të jetë palë në tavolinë të diskutimeve në Uashington apo do të jetë subjekt diskutimi i asaj tavoline. E njëjta gjë vlen edhe për në vendet e BE, ku kapitali politik i Kosovës është më i vogël. Pesha e këtyre zgjedhjeve dhe e kësaj qeverie që do të krijohet është historike për sigurinë kombëtare”; tha ai, transmeton nacionale.
Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, ish-Kryeinspektori i Agjencionist Kosovar për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka ngrerë alarm për sigurinë kombëtare të vendit vis-a-vis këtyre zhvillimeve.
“Rritja në 5% e buxhetit për mbrojtje dhe largimi i Amerikës nga prioriteti për mbrojtjen e Europës! Serioziteti i trajtimit të sigurisë kombëtare për vendet e vogla, në veçanti, duhet të arrijë shkallë të lartë pjekurie!”, shkroi Ramadani.
“Sekretari i ri amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, dëshmoi hapur sot për hapin përpara të administratës së re amerikane në raport me sigurinë në Europë. Qëndrimi i këtillë ka muaj e muaj që është duke u diskutuar, por fatkeqësisht në Kosovë disa i ka kapur deliri i çuditshëm i pushtetit dhe qëllimeve të pushtetit. Këmbana e aleancës me SHBA është duke rënë. Zëshëm!”, përfundoi ai.