Zhgënjimi me të zgjedhurit – I lodhi politika, numri i votuesve do të bie

Përpos të dielës së 9 nëntorit kur mbahet balotazhi, qytetarët mund t’iu drejtohen kutive të votimit edhe një herë në zgjedhjet parlamentare, nëse nuk do të ketë qeveri të re.

Veçse dalja për herë të katërt në votime gjatë këtij viti, për shumë prej tyre mund të jetë e mundimshme.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, Adrian Zeqiri që është i bindur se përqindja e votuesve do të bie.

Në këtë linjë është edhe profesori, Mazllum Baraliu i cili pohon se numri i ulët i votuesve mund ta luhat edhe ligjshmërinë e partisë që del e para.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtitmbi 2 milionë banorë patën të drejtë vote derisa e shfrytëzuan 46.54 %, njofton Klankosova.tv.