Brazili ka barazuar 1-1 ndaj Tunizisë në miqësoren e luajtur në “Stade Pierre-Mauroy” në Francë. Tunizianët gjetën të parët avantazhin me golin e Hazem Mastouri në minutën e 23-të.
Brazilianët barazuan shifrat me Estevao në fund të pjesës së parë, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, e dhënë pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga futbollistët tunizianë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 78-të, Brazili kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Lucas Paqueta, gabon nga pika e bardhë e penalltisë, e fituar pas një faulli ndaj Vitor Roque brenda në zonë. Goditja e Paqueta përfundon sipër traversës. SHIKOPENALLTINEHUMBURNGAPAQUETA
Pavarësisht zëvendësimeve të shumta të kryera nga Carlo Ancelotti në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, 1-1.
The post Zhgënjen Brazili, nuk shkon më shumë se barazimi në miqësoren e luajtur në Francë (video) appeared first on Telesport.











