Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të vendosin sanksione ekonomike kundër Rusisë. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kancleari gjerman, Friedrich Merz gjatë një bisede të shkurtër me Donald Trump në hapjen e Samitit të G7 në Kanada. Në bisedën e tyre 20-minutëshe kancelari gjerman Friedrich Merz (CDU) dhe presidenti amerikan Donald Trump diskutuan për përshkallëzimin në Lindjen e Mesme dhe luftën në Ukrainë. Kancelari më pas shkroi në Platformën X se kishte qenë “një shkëmbim i hapur dhe i besueshëm”. Megjithatë, ai nuk arriti të nxirrte nga presidenti amerikan një angazhim për sanksionet e SHBA-së kundër Rusisë.
“E them qartë: Presioni mbi Rusinë duhet të rritet”, përsëriti Kancelari pas bisedimeve, të cilat u zhvilluan para seancës së parë të punës së G7. Në samitin e G7, Merz, së bashku me evropianë të tjerë, po mbështet sanksione të mëtejshme kundër Rusisë me qëllim dobësimin e makinës së luftës së Presidentit rus Vladimir Putin.
Megjithatë, sipas burimeve qeveritare gjermane, Trump nuk u zotua për pjesëmarrjen e SHBA-së gjatë bisedimeve. “Nuk ka asnjë angazhim nga Trump, nuk ka pasur asnjë angazhim, por ka pasur një shkëmbim tjetër shumë intensiv rreth asaj se ku qëndrojmë”, citon media gjermane Die Welt.
Ata pranë Merz e përshkruan atmosferën e bisedës si “besuese dhe miqësore”. Ishte takimi i dytë midis të dyve brenda dy javësh pas vizitës së parë të Merz në Uashington, gjatë së cilës të dy kaluan dy orë e gjysmë së bashku në Shtëpinë e Bardhë, duke shkëmbyer fjalë të mira dhe dhurata, shkruan A2 CNN.
Në takim nuk kishte vend për çështjen e mosmarrëveshjes për tarifat. Përpara bisedës së tij me Trump, Merz kishte thënë: “Nuk do të ketë zgjidhje në këtë samit, por ndoshta mund t’i afrohemi një zgjidhjeje me hapa të vegjël”. Nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 9 korrik, tarifat e reja të larta të SHBA-së do të zbatohen për pothuajse të gjitha eksportet nga BE-ja në Shtetet e Bashkuara – dhe BE-ja, nga ana tjetër, do të përgjigjet me tarifa për importet nga SHBA-ja. (A2 Televizio
The post Zhgënjehet Gjermania, Trump kundër sanksioneve ndaj Moskës appeared first on Kosovapost.net.