Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin

Edon Zhegrova ka zbarkuar në aeroportin “Caselle” të Torinos dhe është gati të bëhet lojtar i ri i Juventus. Sulmuesi kosovar vjen nga Lille dhe do të kalojë përmes “J Medical” si flllim, për të kryer vizitat mjekësore. Marrëveshja me yllin e kombëtares dardane arrin në rreth 20 milionë euro, plus bonuse, ndërkohë që Nico Gonzalez do të transferohet tek Atletico Madrid.

Zhegrova, që së fundi mori edhe pasaportën shqiptare, vjen pas një sezoni ku regjistroi 21 paraqitje, 8 gola dhe 2 asiste në Ligue 1 dhe kupa.

The post Zhegrova zbarkon në Torino, gati vizitat mjekësore dhe firma me Juventusin appeared first on Telesport.