Sonte, përveç surprizave të mëdha, Edon Zhegrova pritet ta nisë si titullar ndeshjen e Champions League kundër Pafos. Lajmin e dha vetë Spalletti në konferencë, duke e parë sfidën me ekipin qipriot si mundësinë ideale për të aktivizuar ish-sulmuesin e Lille nga minuta e parë me fanellën bardhezi.
Deri tani, Zhegrova ka grumbulluar vetëm 100 minuta, të gjitha si zëvendësues në 8 ndeshje. Rekordi i tij janë 26 minuta ndaj Atalantës, ndërsa më shumë se 18 minuta nuk ka luajtur asnjëherë, përveç një përjashtimi me Torinon.
Për shkak të një problemi me aduktorët, sulmuesi kosovar humbi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar, duke mbërritur te Juventusi vetëm në ditën e fundit të merkatos verore dhe jashtë forme. Për këtë arsye, Tudor dhe më pas Spalletti nuk e rrezikuan si titullar, por sonte mund të rikthehet pas një viti.
Herën e fundit që nisi nga minuta e parë ishte më 14 dhjetor 2024 kundër Marseille në Ligue 1, ku luajti vetëm 45 minuta. Nëse jep performancë të mirë, Spalletti mund ta konsiderojë si zgjidhje të qëndrueshme, duke kërcënuar vendin e Conceicaos.
The post Zhegrova starton në Juventus-Pafos, titullar pas një viti. Hera e fundit në dhjetor 2024 appeared first on Telesport.











