Zhegrova lë në baltë Kosovën? Juventus nuk do ta lejojë sulmuesin t’u bashkohet dardanëve ndaj Sllovakisë?

Probleme të tjera për Kosovën në prag të sfidës ndaj Sllovakisë, e vlefshme për një biletë në Botëror. Përveç dy mungesave tashmë të konfirmuara për Dardanët si Amir Rrahmani dhe Leon Avdullahu, mund të jetë edhe Edon Zhegrova mungesa e madhe e radhës për Kosovën.

“Gazzetta dello Sport” zbulon se Zhegrova ka pësuar një problem të vogël fizik për shkak të lodhjes në seancën e fundit stërvitore dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë asnjë minutë për të në dispozicion për sfidën e mbrëmjes të Juventusit ndaj Sassuolos.

Sipas raportimit në fjalë, drejtuesit e Juventusit mund të vendosin të ndalojnë Zhegrovën t’i bashkohet Kosovës, në rast se bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

The post Zhegrova lë në baltë Kosovën? Juventus nuk do ta lejojë sulmuesin t’u bashkohet dardanëve ndaj Sllovakisë? appeared first on Telesport.