Kosova dhe Turqia do të përballen sonte në “Fadil Vokrri”, në finalen e madhe për një biletë për në Kupën e Botës 2026. Duke qenë se në fushë do jenë dy nga yjet e Juventusit, por këtë herë si kundërshtarë, Kenan Yildiz dhe Edon Zhegrova, klubi bardhezi ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, për të dy lojtarët.
“Ndeshja eliminatore e Kupës së Botës midis Kosovës dhe Turqisë do të jetë bardh e zi: fat të mbarë, djema! 🇽🇰🆚🇹🇷”, shkruhet në postimin zyrtar të klubit bardhezi.

Kujtojmë se për Zhegrovën sot përveç rëndësisë historike që ka kjo ndeshje, është edhe një ditë tejet e veçantë për të, pasi ka ditëlindjen dhe mbush plot 26 vjeç. Dhe mënyra më e mirë për ta festuar sigurisht që do të ishte me biletën për në Botëror.
The post Zhegrova dhe Yildiz do të jenë kundërshtarë sonte, Juventus ka një mesazh për dy lojtarët para finales (foto) appeared first on Telesport.










