Zhegrova dhe goli i humbur për kualifikimin, tifozët bardhezinj shfryjnë dufin në rrjetet sociale

Juventusi ishte shumë pranë mrekullisë ndaj Galatasaray. Pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë, skuadra e Luciano Spallettit fitoi 3-0 në kohën e rregullt, falë golave të Locatelli (penallti), Federico Gatti dhe Weston McKennie, duke çuar sfidën në shtesë, edhe pse me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Kelly në minutën e 48-të.

Protagonist ishte Edon Zhegrova, i aktivizuar në minutën e 67-të, i cili krijoi rrezik vazhdimisht. Sidoqoftë, në minutën e 97-të, pra në shtesë, humbi rastin e artë për 4-0, me portën pothuajse bosh. Aksioni ndryshoi ndeshjen, më pas Victor Osimhen shënoi për 3-1 (105+2’) dhe turqit vulosën kualifikimin me rezultatin total 7-5.

Zhegrova kërkoi falje ndaj tifozëve, por reagimet në rrjetet sociale ishin të ashpra: “E kam parë mjaftueshëm, shiteni”, “Juve u eliminua pikërisht në atë moment”. Tani kosovari duhet të reagojë për objektivin “Champions”.
Marrë nga “Corriere dello Sport”

 

The post Zhegrova dhe goli i humbur për kualifikimin, tifozët bardhezinj shfryjnë dufin në rrjetet sociale appeared first on Telesport.