Një ditë e veçantë për Edon Zhegrovën, që më 12 mars u bë baba për herë të parë. Sulmuesi dardan i Juventusit përjetoi një emocion që shkon përtej futbollit, lajmi u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Vetë klubi publikoi një mesazh urimi: “Urime Edon Zhegrova për lindjen e fëmijës së parë, Mars!”
Kësisoji, “Zonja e Vjetër” u bashkua me urimet për lojtarin kosovar dhe partneren e tij Elsa. Lajmi nxiti një valë reagimesh dhe mesazhesh dashurie nga tifozët, duke e bërë këtë moment privat një festë të përbashkët për komunitetin bardhezi.
Nën postimin e Juventusit, tifozët shkruanin mesazhe të ngrohta: “Mirësevjen, Mars i vogël”, ose inkurajime sportive: “Të frymëzon për të shtunën, kthehu i plotë Edon, kush beson është me ty”. Kjo bëri që dita e Zhegrovës të shndërrohej në një festë të përbashkët me tifozët.
Fëmija i tij i parë, Mars, lindi më 12 mars në Torino, në orën 11:43, me peshë 3.250 kg. Në të njëjtën ditë, edhe nëna e futbollistit, Sanije Zhegrova, festoi ditëlindjen dhe postoi foto e mesazhe plot dashuri: “Mirësevjen në botë, nipi im i ëmbël. Te kemi dashur pafund, Mars. Sot zemra ime është më e plotë se kurrë”.
The post Zhegrova bëhet baba për herë të parë, emri i veçantë i fëmijës dhe mesazhat e ngrohta të juventinëve appeared first on Telesport.










