Zhduket një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast të zhdukjes që ka ndodhur në Prishtinë.

Policia në raportin e saj ka bërë të ditur se, një person është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.

‘’PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë / 23.12.2025 – 19:00. Ankusi mashkull kosovar ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Rasti po hetohet nga ekipet relevante policore”, thuhet në raport.