Një person është zhdukur në Gjakovë.
Masar Vula është larguar nga shtëpia dhe akoma nuk dihet asgjë rreth vendndodhjes së tij.
Familjarët deklaruan për indeksonline se Masar Vula u largua nga shtëpia dje rreth orës 17, në drejtim të panjohur.
Ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarët që, nëse e shohin Masarin, të kontaktojnë familjen në këtë numër: 044327025.