Policia e Kosovës ka njoftuar se një person me aftësi të kufizuara mendore është zhdukur në rrugën “Bifurkacioni” në Ferizaj.
Viktima raportohet të jetë larguar nga dita e premte rreth orës 09:30, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Raportohet se është larguar viktima mashkull kosovar, me aftësi të kufizuara mendore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.