Zhduket një grua në Leposaviq, burri i saj e raporton në Polici

Një burrë ka raportuar në Polici, se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia.

Që nga data 9 mars i këtij viti, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj
Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

“Leposaviq / 09.03.2025 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.