Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua së bashku me fëmijën 9-vjeçar janë zhdukur në Pejë.
Policia ka njoftuar se rasti është njoftuar nga vëllai i gruas.
Tutje në njoftimin për media nga Policia e Kosovës thuhet se rasti është duke u hetuar.
“Pejë, 22.03.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se motra e tij, viktima femër kosovare bashkë me fëmijën e saj 9-vjeçar kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.