Zhduket një fëmijë në Fushë Kosovë, policia jep detaje

 

Një fëmijë është raportuar i zhdukur sot në Fushë Kosovë.

Lidhur me rastin, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se hetuesit policor në koordinim me familjen po trajtojnë iformacionet që lidhen me zhdukjen e tij.

“Person i zhdukur, është raportuar në stacionin policor të Fushë Kosovës. Hetuesit në koordinim me familjen dhe institucionet përkatëse po trajtonë informacionet që ndërlidhen me rastin dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.