Zhduket një e mitur në Prishtinë

Një vajzë e mitur është zhdukur në Prishtinë.

Rastin në polici e ka paraqitur vëllai i saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njofton policia.