Zhduket një e mitur në Pejë

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në qytetin e Pejës.

Sipas raportit 24-orësh, zhdukjen e saj e ka bërë të ditur babai, duke njoftuar se ajo ka dalë dhe nuk është kthyer më.

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.