Zhduket Jashar Jashari në Velani, Shoqata për Kërkim-Shpëtim fillon kërkimet

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Komunës së Prishtinës.

Siç ka njoftuar kjo shoqatë, personi i zhdukur është Jashar Jashari.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet përkatëse për lokalizimin dhe gjetjen e tij. Kërkojmë nga qytetarët që posedojnë ndonjë informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e tij, të kontaktojnë menjëherë autoritetet kompetente ose të lajmërojnë në faqen zyrtare të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim”, ka njoftuar kjo Shoqatë.

Njoftimi i plotë: