Ka ardhur goli i parë në “Emirates”, në supersfidën Arsenal-Bayern. Londinezët kanë kaluar në avantazh në minutën e 22-të me Jurriën Timber, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Bukayo Saka nga këndi.
Ndërkohë në Pire, ka ardhur përmbysja e shpejtë e Real Madrid ndaj Olympiacos. Chiquinho befasoi Real Madridin duke shënuar një gol shumë të bukur nga distanca, pas një aksioni fantastik të vendasve në minutën e 8-të.
Në minutën e 22-të, Kylian Mbappe barazoi shifrat 1-1, falë një asisti fantastik nga Vinicius Junior. Dy minuta më pas, Arda Guler asiston, Mbappe shënon golin e dytë. Në minutën e 29-të, Mbappe kompleton “hat-trickun” pas asistit të Camavinga.
The post Zhbllokohet supersfida në “Emirates”, Mbappe hedsht grekët “hat-trick” për 7 minuta (video) appeared first on Telesport.










