“Zhbllokimi i trafikut”; “Lagje të pastra”: Pesë zotimet e Ismailit për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka nisur zyrtarisht fushatën e tij me tubimin “Koha për Prishtinën”, ku paraqiti pesë prioritetet që, sipas tij, do ta nxjerrin kryeqytetin nga gjendja e tanishme.

Në qendër të planit të tij qëndron zgjidhja e problemit të trafikut, për të cilin ai premtoi se do të zhbllokohet brenda 18 muajve të parë të mandatit, duke lehtësuar kështu qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

Një tjetër prioritet është siguria publike, me zotimin që rrugët e kryeqytetit të jenë të sigurta 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.

Ismaili u zotua gjithashtu për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm pastrimi dhe mirëmbajtjeje, që do të garantojë lagje të pastra e të jetueshme në çdo kohë.

Në fjalimin e tij para mbështetësve, Ismaili tha se kryeqyteti nuk ka më kohë për stagnim dhe përplasje politike, por kërkon punë të vërtetë dhe vendimmarrje konkrete.

Pesë zgjidhjet e Ismailit:

Zhbllokimi i trafikut brenda 18 muajve

Rrugë të sigurta, 24/7

Lagje të pastra, 24/7

Prej betonit te komuniteti

Prishtina e së ardhmes