Zhbllokimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë, analisti propozon dy skenarë

Analisti Shenoll Muharremi ka paraqitur skenarët e mundshëm për zhbllokimin e situatës politike në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Sipas tij, ekzistojnë dy mundësi kryesore që mund të çojnë drejt zgjidhjes së krizës aktuale dhe zhbllokimit institucional, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

“Dy skenarë janë opcionale që e zhbllokojnë Kuvendin dhe e formojnë Qeverinë e Re (përfshi edhe zgjidhjen e nyjës së Presidentit)”, ka shkruar Muharremi.

Sipas tij, opsionet janë:

(A) Zgjidhje stabile kompromisi tash, sipas vullnetit të rezultateve të 9 shkurit, koalicion LVV-PDK.

(B) Zgjedhje të reja dhe LVV shkon në opozitë.

Muharremi thekson se këto dy rrugë janë të vetmet që realisht mund të çojnë drejt një zgjidhjeje institucionale në këtë fazë kritike për vendin.