“Zgjodha Bayern pasi është një nga klubet më të mëdha në botë, këtu synoj të tjerë trofe”

Transferimi i Nicolas Jackson te Bayern Munich më në fund u realizua. Chelsea ishte përpjekur ta bllokonte marrëveshjen në minutën e fundit pas dëmtimit të Delap, aq sa lojtari, pasi sapo kishte mbërritur në Bavari, dukej i gatshëm të kthehej në Londër.

Por, në fund gjithçka shkoi mirë dhe sulmuesi u prezantua për mediat. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh. Bayern është një nga klubet më të mira në botë”, tha Jackson.

Të gjithë i njohin emrat e legjendave që kanë luajtur këtu dhe e dinë se ky klub është sinonim i suksesit të madh. Kam qëllime dhe ëndrra të mëdha këtu dhe do të jap gjithçka për të ndihmuar Bayern të fitojë më shumë tituj”, tha senegalezi.

Nicolas Jackson mbërriti në huazim për 16.5 milionë euro me një opsion blerjeje të vendosur në 65 milionë euro, që mund të bëhet një blerje e detyrueshme. Ai bëri 80 paraqitje dhe shënoi 30 gola në dy sezone me “blues”.

The post “Zgjodha Bayern pasi është një nga klubet më të mëdha në botë, këtu synoj të tjerë trofe” appeared first on Telesport.