Zgjidhen 10 lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Serie A, kryesojnë rendijen dy yjet e Milanit

Ylli i Milanit, Christian Pulisic, është lojtari më i mirë në Serie A deri më tani, sipas vlerësimeve mesatare të lojtarëve nga gazetat sportive italiane (nëpërmjet Fantacalcio).

7 gola dhe dy asiste në 10 ndeshje në Serie A këtë sezon, mjaftojnë për ta zgjedhur amerikanin si lojtarin më të mirë deri tani. Vendi i dytë mbahet nga një tjetër lojtar kuqezi, Luka Modric, i cili pavarësisht moshës, vazhdon të bëjë diferencën në fushë.

Podiumin e mbyll Nico Paz, talenti argjentinas i Como, i cili po ashtu ka qenë spetakolar deri tani. Në listë bëjnë pjesë edhe dy portierë, Mile Svilar i Romës dhe Wladimiro Falcone i Lecce. Inter përfaqësohet me dy lojatë, Marcus Thuram dhe Federico Dimarco, Juventusi vetëm me Kenan Yildiz.

  1. Pulisic 6,7
  2. Modric 6,6
  3. Nico Paz 6,57
  4. Svilar 6,53
  5. M.Thuram 6,5
  6. Yildiz 6,5
  7. Zambo Anguissa 6,5
  8. Dimarco 6,5
  9. Saelemaekers 6,5
  10. Falcone 6,47

The post Zgjidhen 10 lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Serie A, kryesojnë rendijen dy yjet e Milanit appeared first on Telesport.