Zgjedhjet në Shqipëri, Policia bartë pa incidente materialet zgjedhore drejt VNV-ve

Policia e Shqipërisë, ka njoftuar se procesi i shoqërimit të materialeve zgjedhore në Vendet e Numërimit të Votave për pesë bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme lokale, ka përfunduar pa probleme.

Policia e Shtetit, po ashtu bëri të ditur se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e ambienteve të VNV-ve, ku do të zhvillohet procesi i numërimit të votave, transmeton Klankosova.tv.

“Policia e Shtetit mbetet në gatishmëri të plotë dhe është e angazhuar maksimalisht për të përmbushur detyrën e saj deri në përfundimin e të gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

5 bashkitë që mbajtën zgjedhje të pjesshme lokale janë: Vlora, Tepelena, Berati, Cërriku dhe Mati.

The post Zgjedhjet në Shqipëri, Policia bartë pa incidente materialet zgjedhore drejt VNV-ve appeared first on Klan Kosova.