Zgjedhjet në Shqipëri, numërohen mbi dy mijë kuti, PS 100 mijë vota para PD

Janë numëruar dy mijë e njëqind e tridhjetë e pesë kuti nga pesë mijë e dyqind e njëzet e pesë gjithsej në zgjedhjet parlamentare të mbajtura dje në Shqipëri. Ndërkohë, kanë mbetur për t’u hapur edhe tre mijë e nëntëdhjetë kuti, ndërsa Partia Socialiste vazhdon të kryesojë bindshëm.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste është njëqind e një mijë e njëzet vota përpara Partisë Demokratike, që aktualisht renditet si forca e dytë politike.

Partia Socialiste ka marrë dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tetë vota, ndërsa Partia Demokratike njëqind e nëntëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e tetë vota. Në vend të tretë renditet Partia Social Demokrate me njëzet e një mijë e nëntëqind e dyzet e nëntë vota, e ndjekur nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e tetë vota.

Në vend të pestë është Lëvizja “Bashkë” me shtatë mijë e dyqind e pesëdhjetë e tetë vota, dhe pas saj vjen Partia “Koalicioni Euroatlantik” me gjashtë mijë e treqind e njëzet e nëntë vota.