Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po kryeson në një sërë komunash të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet lokale, sipas përditësimeve më të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Të dhënat nga qendrat e numërimit tregojnë epërsi të qartë të kandidatëve të AKI-së në komuna si Lipkovë, Vrapçisht dhe Pllasnicë, një avantazh të gjerë në Gostivar, si dhe një garë tepër të ngushtë në Zhelinë. Në Butel, AKI kryeson ndërkohë që numërimi ende vazhdon.
Ku po udhëheq AKI?
Vrapçisht – Isen Shabani
Kryeson bindshëm me 87,91%, përballë 6,91% të kandidatit të VLEN-it.
Lipkovë – Erkan Arifi
Në epërsi të fortë me 68,53%, përballë 29,66% të kandidatit të VLEN-it.
Pllasnicë – Alija Jaoski
Me 66,11%, Jaoski prin me avantazh të qartë kundrejt kundërshtarit nga Partia Demokratike e Turqve që ka 32,21%. Rezultati është pothuajse i konsoliduar.
Gostivar – Valbon Ljimani
Udhëheq me 59,29%, duke lënë pas VLEN-in me 15,30%, ndërsa E Majta ka 11,54%.
Zhelinë – Emir Sulejmani
Një garë e ngushtë ku Emir Sulejmani (AKI) ka 49,43%, ndërsa Bljerim Sejdiu (VLEN) është menjëherë pas me 48,44%.
Butel (Shkup) – Isamedin Azizi
Aktualisht në avantazh me 45,54%, ndërsa kundërshtari më i afërt nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO ka 33,18%.
Përveç këtyre komunave, AKI mbetet në garë edhe në disa komuna të tjera, ku numërimi i votave po vazhdon dhe rezultatet pritet të qartësohen në orët në vijim.