Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të shpalljes së datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për Reporteri.net se KQZ do të veprojë në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
“Organizimi edhe i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër, sigurisht që përbën sfidë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe stafin e tij, veçanërisht për faktin se aktualisht jemi në fazën përmbyllëse të administrimit të zgjedhjeve lokale. Megjithatë, KQZ, si gjithmonë, do të veprojë në përputhje me madatin kushtetues dhe ligjor si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve të reja”, tha Elezi./Reporteri.net










