Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar gjashtë ankesa lidhur me rezultatet përfundimate të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka.
Ajo njoftoi se dy ankesa janë bërë nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, një nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një nga koalicioni PAI-PDAK-LPB, një nga Emilia Rexhepi dhe një nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka, Prizren).
Gjykata Supremja ka afat pesë ditë për të vedosur rreth këtyre ankesave,
Të njëjta ishin refuzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.










