Në krye të Stacionit të Autobusëve të Prishtinës është emëruar Luan Hoti.
Zgjedhja e Hotit si kryeshef i kësaj Ndërmarrje Publike është bërë e ditur përmes një njoftimi të Komunës së Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi ai kishte marrë më së shumti pikë gjatë procesit të rekrutimit.
“Është përmbyllur suksesshëm procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”. Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët.
Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar. Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi, më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti. Ai tashmë është zgjedhur Kryeshef i NPL “Stacioni i Autobusëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.