Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, sh. a, unanimisht ka zgjedhur të hënën në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të “Trepça”, sh.a, Basri Ibrahimi, si dhe në pozitën e sekretarit korporativ,Afrim Haxhiu.
Këtë e bëri të ditur, Ardian Syla, kryesues i Bordit të ndërmarrjes “Trepça” përmes një statusi në “Facebook”.
Statusi i plotë i tij:
“Sot, më datë 27.05.2019-të, duke ushtruar kompetencat ligjore në bazë të legjislacionit në fuqi, Bordi Mbikëqyrës i “Trepça” sh. a. përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurrimit dhe pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit, ka zgjedhur për kryeshef ekzekutiv të “Trepça” sh.a z. Basri Ibrahimi. Kurse, për pozitën e sekretarit korporativ të “Trepça”, sh.a, bordi Mbikëqyrës ka zgjedhur z. Afrim Haxhiu. Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës . Bordi Mbikëqyrës i “Trepça”, sh.a. falënderon të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” sh.a. dhe sekretarit korporativ.
Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka Trepça për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurrencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse. Kandidatëve të përzgjedhur i’u urojmë punë të mbarë në realizimin e përgjegjësive ligjore. Me Fat!”.