Lajme të mira për Milanin, sepse rinovimi i kontratës së Alexis Saelemaekers duket tashmë në detajet e fundit. Anësori belg konsiderohet një nga pikat kyçe të “Djallit 2.0”, sipas Allegrit, aq sa aktualisht nuk ka një zëvendësues të mirëfilltë, duke qenë se Athekame ende nuk është integruar plotësisht në rolin e tij të ri.
Milani është gati ta firmosë në letër rolin qendror të Saelemaekers në projekt, me një rinovim që do ta zgjasë kontratën dhe do t’i njohë rëndësinë përmes rritjes së pagës. Aktualisht, lojtari i lindur në vitin 1999 është i lidhur me kuqezinjtë me kontratë për pak mbi 1 milion euro neto në vit, e vlefshme deri më 30 qershor 2027.
Sipas “MilanNews.it”, ditët e fundit është arritur marrëveshje totale mes palëve dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Paga e re e Saelemaekers pritet të jetë rreth 4 milionë euro neto në sezon.
The post Zgjatje kontrate dhe mbi trefishim page, Saelemaekers ka marrëveshje totale me Milanin appeared first on Telesport.











