Zgjati vetëm 9 muaj, Kluivert jep dorëheqjen si trajner i kombëtares së Indonezisë

Fundi i periudhës së Patrick Kluivert si trajner i kombtares së Indonezisë është konfirmuar. Të enjten, federata e futbollit të këtij vendi dhe stafi teknik ranë dakord të ndahen, duke ndërprerë kontratën 2-vjeçare të nënshkruar në janar 2025, që do të zgjaste deri më 2027.

Eksperienca e ish-sulmuesit si trajner ka zgjatur pak më shumë se 9 muaj. Sipas njoftimit zyrtar, stafi i Kluivert nuk do ta drejtojë më përfaqësuesen e Indonezisë. Ndërprerja u bazua në situatën e brendshme të ekipit dhe strategjinë e ardhshme të kombëtares.

Federata falenderoi Kluivert dhe stafin e tij për angazhimin dhe profesionalizmin: “Shpirti dhe prania e tyre në Indonezi gjithmonë do të kujtohen me respekt. Iu urojmë të mirat në hapat e ardhshëm”.

The post Zgjati vetëm 9 muaj, Kluivert jep dorëheqjen si trajner i kombëtares së Indonezisë appeared first on Telesport.