Zëvendësministri Zogiani godet ulët publicistin Matoshi, ia përmend birrat dhe kërcimin mbi tavolinë

Zëvendësministri i Financave, Avni Zogiani, është marrë sërish me analistët që e kritikojnë pushtetin.

Ai është tallur ulët me analistin Halil Matoshi, i cili i ka kërkuar falje ShBA-së për sjelljet e Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai Matoshit ia ka përmendur birrat dhe kërcimin mbi tavolinë.

“…thotë njeriu që sa t’i pijë dy birra hyp mbi tavoline me vallzu, ose kapet me dikënd m’u rraf!”, ka shkruar ai.